Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Subjektet që merren me riparimin e automjeteve brenda 6 muajve duhet të plotësojnë disa kritere ose në kundërt nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Eksperti në Ministrinë e Transporteve, Maksim Tashi shpjegon se tashmë do të bëhet e detyrueshme që çdo ndërhyrje të regjistrohet dhe do të jepet garanci duke shtuar përgjegjësitë për serviset në raste të aksidenteve.
Rreth 1200 servise të automjeteve tashmë duhet të licencohen dhe të kenë një drejtues teknik ose në të kundërt nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Eksperti në Ministrinë e Transporteve Maksim Tashi deklaron se ligji i cili hyn në fuqi pas 10 ditëve parashikon krijimin e një regjistri, ku do të shënohet çdo ndërhyrje që do të realizohet në automjet çka do të shërbejë më pas edhe si informacion në rastet e aksidenteve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mti-serviset-e-makinave-duhet-te-pajisen-me-drejtues-teknik/