Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fund të vitit 2015, nga skema e ndihmës ekonomike janë nxjerrë 2067 familje. INSTAT raporton se në tremujorin e fundit skema u tkurr me 2.6% kundrejt tremujorit të mëparshëm. Elbasani rezulton qarku me numrin më të madh të familjeve përfituese. Paralelisht me tkurrjen e skemës janë ulur edhe shpenzimet që Qeveria bën për ndihmën ekonomike. Gjatë vitit 2015 janë dhënë 4 miliardë lekë më pak
Tkurret skema e ndihmës ekonomike. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e fundit të 2015-ës, numri i familjeve që u trajtuan me ndihme ekonomike arriti ne 79.530, duke pësuar një rënie prej 2067 familje ose me 2.6% kundrejt tremujorit të mëparshëm.
INSTAT konstaton se Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, me 18.6 % të totalit që përfitojnë në shkallë vendi, pasuar nga Dibra, Shkodra dhe Kukësi.
Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 51 % e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ne-tremujorin-e-katert-2015-dolen-nga-skema-e-ndihmes-ekonomike-2067-familje/