Negociatat për “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Apelet e njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve për miratimin e reformës në drejtësi, pritet të japin efektin e tyre. Edhe pse palët janë larg njëra-tjetrës për të gjetur gjuhën e përbashkët, me qëllim riaktivizimin e punës së komisionit të posaçëm parlamentar, mesjavën e kaluar pati lëvizje nga ana e mazhorancës. Me qëllim zhbllokimin e ngërçit të krijuar prej javësh dhe dukë marrë parasysh opozita, nuk lëviz nga kërkesa që Parlamenti të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatet e dy deputetëve socialistë, në seancën e së enjtes së kaluar, u dha sinjali i parë drejt zhbllokimit të situatës.Gjatë asaj seance, socialistja Valentina Leskaj, i kërkoi kreut të Kuvendit që mandati i saj të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Pak minuta më vonë, të njëjtës gatishmëri shprehu edhe Rakip Suli. Kërkesa e dy deputetëve pritet t?i nënshtrohet gjykimit të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, në Kuvend, si institucioni përgjegjës për shqyrtimit të kërkesave të tilla. Kjo vlerësohet si hapi i parë drejt plotësimit të kërkesave të Partisë Demokratike. Në fillim të kësaj jave pritet dhe riaktivizimin e komunikimit mes negociatorëve të opozitës dhe qeverisë, edhe pse nuk kanë munguar kontaktet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Të dy kanë shkëmbyer letërkëmbim, për një takim të mundshëm për të diskutuar mbi reformën në drejtësi. Bllokimi i reformës në drejtësi, ka pasur ndikim direkt edhe në një tjetër reformë, rishikimin e Kodit Zgjedhor. Kuvendi ka ngritur komisionin e posaçëm parlamentar, i cili ka zhvilluar vetëm mbledhjen e parë të konstituimit.