Banka e Shqipërisë kontratë të re qiraje - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-03 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak muaj nga inaugurimi i godinës se re te Bankës e Shqipërisë, këtij institucioni duket se nuk i mjaftojnë këto ambiente. Pak kohe me pare, këshilli mbikëqyrës i Bankës e Shqipërisë, ka vendosur per te mare me qira ambiente shtese ne shumen prej 106 milion leke. Kontrata e qirasë është per një periudhe trevjeçare. Por ky vendim shoqërohet me një pikëpyetje për afatin e kontratës. Banka e Shqipërisë ka ne pronësi te saj godinën e ish-hotel ?Dajtit? ne bulevardin kryesor, qe nga koha kur ajo ia bleu qeverise e deri me sot ajo vijon e te mbetet nje gërmadhe ne qendër te qytet. Nisur edhe nga kontrata 3-vjeçare e qirasë, mund te thuhet se te paktën deri ne 2018 godina e ish-hotel ?Dajtit?, nuk do te jete gati per stafin e bankës. Vizion Plus është interesuar pranë Bankës Qendrore, per te mësuar me shume rreth afatit te punimeve per rikonstruksionin e ish-hotelit, por ky institucion nuk ka dhënë nje informacion te qarte lidhur me këtë projekt. Ajo çka pranon Banka Qendrore është se rikonstruksioni do te nise këtij viti, por pa dhënë nje afat konkret se kur. Ndërsa nuk dihet ende se çfarë pamje do te kete godina e konsideruar si simbol gjate periudhës e komunizmit.