Vuçiç: Nuk e lëshojmë Trepçën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së tij në veri të Kosovës, ka deklaruar se do të insistojë gjatë bisedimeve në Bruksel, që Prishtina zyrtarë të mos miratojë një ligj për shndërrimin e Kombinatit të Trepçës në një ndërmarrje publike. Këto komente, Vuçiç i ka bërë gjatë vizitës së tij në Leposaviq, ku është shoqëruar dhe nga zyrtarë serb në Kosovë.?Në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi, nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj përmes së cilit kombinati ?Trepça? do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës republikë e Kosovës. Do të insistojmë në Bruksel, nuk fyejmë askënd, dhe s?dëshirojmë të japim fjalë të mëdha, por Trepçën do ta ruajmë?.Kreu i qeverise ndalon dhe ne viri të Mitrovicës e Zubin Potok ku përcjell mesazhet e tij për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në këtë pjesë të Kosovës, sipas paktit të Brukselit. Vizita e Vuçiç në veri të Kosovës është paraprinë nga diskutime për lejeqëndrimin e tij, por kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaroi se Ministria e Jashtme ka aprovuar hyrjen e tij ne territorin e shtetit me te ri ne Ballkan.

Free Traffic Exchange