Në Ditën Botërore të Kafshëve Endacake, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi me qytetarët për mënyrën sesi duhet kujdesen dhe sillen ndaj qenve të rrugës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, vizitoi sot ambientet e klinikës veterinare të kafshëve në Kombinat, ku mori pjesë në aktivitetin e parë të fushatës, e cila do të zhvillohet paralelisht edhe me procesin e trajtimit të qenve endacakë, duke i sterilizuar, vaksinuar dhe matrikuluar ata.
Veliaj tha se është e nevojshme që shoqëria të kuptojë se edhe kafshët kanë vendin dhe të drejtat e tyre.
?Ne besojmë se ky është një proces i cili bëhet më i mirë kur njerëzit janë të edukuar dhe të arsimuar. Ne e dimë se kemi shumë njerëz që nuk i njohin kafshët e rrugës dhe mendojnë se janë të rrezikshme, ndërkohë që në pjesën më të madhe, ashtu siç e thanë dhe veterinerët, kafshët janë vetëm të frikësuara. Ne besojmë se në një qytet si Tirana ka vend për të gjithë; ka vend edhe për njerëzit,edhe për kafshët?, tha Veliaj.