KURBIN- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë pasdite fshatin Gallatë, në Kurbin të rrethit të Lezhës. Nga raportimet e para, mësohet se një person ka humbur jetën.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë e vrasjes së ndodhur rreth orës 15.00 në qendër të fshatit, ka mbetur 50-vjeçari Mark Ndreca.
Sipas policisë, autori i dyshuar i vrasjes mësohet të jetë 69-vjeçari Tom Lala i cili është shpallur menjëherë në kërkim. Burime policore thonë se motivi i vrasjes dyshohet të jetë një çëshjte pronësie.