Romana Vlahutin, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, ka qënë e pranishme në qytetin e Shkodrës, këtë fundjavë.
E shoqëruar nga stafi i saj i punës dhe drejtuesit e qendrës së informacionit në BE, Vlahutin pa sot nga afër përgatitjet që po bëhen për 9 Majin, ditën e Europës, kur do të organizohet edhe një ceremoni në qytetin e Shkodrës.
Fillimisht, Vlahutin ka qene e pranishme pranë zyrës së BE-së në qytetin verior, ku është njohur me përgatitjet, e më pas ka ?shijuar? një shëtitje në pedonalen ?Kole Idromeno?.
Mësohet se Vlahutin është takuar me drejtuesit lokal për të diskutuar në detaje organizimet që janë menduar për atë ditë.