Gjykata e Lartë lë në burg Kserën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e ish-Ministrit te Punës Spiro Ksera për t?u liruar, deri në përfundim të hetimeve. Relatori i çështjes, Shkëlzen Selimi, nuk pranoi rekursin e të pandehurit Ksera, ndërsa Gjykata e Apelit i kishte caktuar atij masën e sigurisë ?arrest me burg? më datë 9 mars të këtij viti. Ish-ministri Ksera u arrestua mbrëmjen e 29 janarit në fshatin Derviçan të Gjirokastrës. Sipas akuzës, Ksera kryente pagesat për aktivitetet e zhvilluara, pa i justifikuar me fatura, madje dhe duke dhënë si provë vende të tjera nga ajo që ishin përcaktuar ne kontrata. Nën këtë akuzë Prokuroria e Përgjithshme ka ndaluar ish-ministrin Ksera i akuzuar për përfshirjen në vjedhje për 30 milionë lekë.