http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas grindjes me të dashurin, një 23-vjeçare është hakmarrë duke djegur makinat në pronësi të babait të tij. Ngjarja ndodhi rreth një orë pas mesnatës duke u gdhire e shtuna, në rrugën ?Kokonozi?, në Tiranë. Zjarri dogji plotësisht një makine Audi dhe nje Rulotë, ndërsa dëmtoi pjesërisht një Volksvagen dhe një Kamionçinë. Policia arriti të zbulojë autoren e ngjarjes, Desara Mançellari, 23 vjeç, nëpërmjet kamerave te sigurisë. Vajza ishte filmuar duke spërkatur me benzinë fillimisht njërin nga mjetet, qe më pas i ka vënë flakën. Policia ndaloi vajzën e cila pranoi zjarrvënien. Gjithçka erdhi si reagim pas konfliktit me të dashurin me te cilin ishte ndarë një javë më parë.