http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti maqedonas George Ivanov ka deklaruar se zhvillimet e fundit ne vend kane vene ne pikëpyetje gjithçka, përfshire edhe besimin tek shteti. Gjate nje fjalimi ne 65 vjetorin e themelimit te Arkivit , Ivanov pranoi se kriza qe ka përfshire vendin, ka qene pasoje e sjelljes se papërgjegjshme te kundërshtareve politike, qe kane vendosur interesin partiak përpara atij te vendit. Jemi dëshmitare tha Ivanov, se tani edhe me informacionet manipulohet. Keto komente vijnë pas vendimit te BDI per te braktisur qeverinë teknike, duke tërhequr ministrat dhe zevendesviminstrat e saj. Kjo force politike sqaroi se shkak për vendimin u be prodhimi she shpërndarja e qëllimshme drejt personave të paautorizuar i disa materialeve të përgjuara. Ndërkaq, per këtë çështje nje reagim ka ardhur edhe nga Ndërmjetësuesi europian Peter Van Hojte, i cili është përfshire ne negociatat mes forcave politike per tejkalimin e krizes. Ai në profilin e tij në Twitter ka ironizuar kete vendim, duke shkruar: ?Dhe çfarë rreth BDI-se ? Kur i mbaron çokollata, largohet nga qeveria.