“Abdeslam refuzoi të vetëvritej” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Salah Abdeslam, terroristi 26-vjeçar i përfshirë ne sulmet e Parisit dhe te Brukselit, pret ekstradimin ne France, vëllai i tij deklaroi se Salah vendosi te mos hidhte veten ne ere ne sulmet e nëntorit te shkuar, per te shpëtuar jete njerëzit. Mohamed Abdeslam u takua me te vellane e akuzuar per terrorizëm ne qelinë e nje burgu belg dhe beri nje deklarate per nje televizion francez. ?Po te hidhja veten ne ere do te kishte shume me shume viktima. Fatmirësisht reflektova dhe nuk shpërtheva bombat?, mësohet te kete thene Salah. Mohamed Abdeslam tha gjithashtu se i vëllai dëshiron te bashkëpunoje me autoritetet franceze. Sulmet me arme dhe bomba ne teatrin ne Bataclan, prane nje stadiumi dhe ne restorante e bare lane te vdekur 130 persona ne kryeqytetin francez. Autoritetet belge thane se kane provuar lidhjet mes Salah dhe te paktën dy prej autoreve te sulmeve me bomba ne Bruksel. Gjurmët e gishtërinjve te tij u gjeten ne apartamentin e marre me qera nga Khalid el-Bakraoui, nje nga dy vëllezërit kamikazë qe shpërtheu veten ne metro me 22 mars. Ne shtator 2015, Abdeslam eshte ndaluar nga policia ne kufirin mes Hungarise dhe Austrisë ne te njëjtën makine me Naxhim Lashrauin, kamikazë i dyte ne aeroport.