Plani për refugjatët drejt dështimit? - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te hyrjes ne fuqi te marrëveshjes per kthimin e emigranteve nga Greqia drejt Turqisë, eshte rritur shqetësimi per zbatimin e saj, pasi te dyja vendet nuk kane bere përgatitjet e duhura qe pakti te jete efektiv. Ne Turqi ka pak pak shenja pozitive ne qendrat e pritjes se refugjateve qe mbërrijnë nge Siria. OKB dhe grupe te te drejtave te njeriut kane shprehur frike per gjendjen e emigranteve por edhe mundësinë se ata mund te detyrohen te kthehen ne Siri. Marrëveshja mes Turqisë dhe BE synonte frenimin e fluksit te emigranteve qe synojnë Europen. Sipas paktit, refugjatet qe mbërrijnë ne Greqi do te dërgohen ne Turqi nga 4 prilli nese nuk aplikojnë per azil apo kërkesa u refuzohet. Sipas marrëveshjes, per çdo refugjat te kthyer nga Bashkimi Europian ne Turqi, nje sirian qe ndodhet ne kampet turke do te merret nga vendet e unioni. Gjermania është shprehur e gatshme te prese personat e pare nga kjo marrëveshje dhe përparësi do t?u jepet atyre qe nuk kane tentuar te hyjnë ilegalisht ne vendet e unionit. Nga ana tjetër largimi i emigranteve nga Greqia pritet te kryhet nen masa te forta sigurie me anije te shpejta te ushtrise. Situata ne kete vend ka qene e tensionuar veçanërisht ditet e fundit, ku ka pasur edhe përplasje mes grupeve te refugjateve dhe disa persona janë plagosur.