Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka thënë sot se, Partia Demokratike i përgjigjet ftesës për dialog e bashkëpunim, të qeverisë dhe Partisë Socialiste, me akte dhune dhe pistoleta.
Teksa ka folur në një takim me të rinjtë e sapo anëtarësuar në forcën politike që përfaqëson, Tahiri ka thënë se, opozita i ngjan një komshiu sherrxhi, që sa herë e fton për bashkëpunim tregon dhunën, thyen e shkatërron gjithçka.
?Reformat që kemi marrë kërkojnë kohë por ne jemi në rrugën e duhur për të bërë atë që askush përpara nuk e ka imagjinuar. I kemi hyrë një sërë reformash shtet-ndërtuese. Para kemi një opozitë që sot ka në tryezë një ftesë të kryeministrit që të ulet e të dialogojë për çështje që kanë të bëjnë me të gjithë ne, një opozitë që ftesës për bashkëpunim i përgjigjet me dhunë, ftesës për dialog i përgjigjet me pistoleta. Është njësoj si të kesh një komshi sherrxhi?,- tha ai.