Report TV - Tiranë, u konfliktua me djalin 23 vjeçarja i djeg 4 makinat babait

2016-04-02 0

Një 23 vjeçare nga qyteti i Tiranës i ka vënë zjarrin 4 automjeteve mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën "Kokonozi". Sipas policisë D. M. dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta me djalin e pronarit V. P., 56 vjeç, i ka vënë flakën duke e spërkatur me benzinë fillimisht njërit prej automjeteve e më pas të tjerëve

Skena e zjarrëvënies është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe prej tyre është bërë edhe identifikimi i autores. Automjetet tip "Audi", "Volkswagen", "Rulotë" dhe një kamioncinë janë shkatërruar plotësisht.