?Kombëtarja? e baletit shqiptar, e përbërë nga ekipi i balerinëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe ai i balerinëve të Kosovës, do të ngjitet në skenën e Tiranës për të sjellë dy bashkëpunime në vijim të kalendarit artistik kulturor mes dy vendeve.