Maqedoni, BDI braktis qeverinë - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-04-01 1

Bashkimi Demokratik për Integrim është larguar nga qeveria e Shkupit. Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së partisë shqiptare në Maqedoni. Lajmi u bë publik përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp, ndërsa nuk jepen detaje për arsyet që çuan partine e Ali Ahmetit në marrjen e këtij vendimi.