Telefonata pa pushim dhe interes i lartë për t'i ardhur në ndihmë 37-vjeçares së sëmurë me kancer. Dy ditë pas kronikës së transmetuar në Report Tv ku apelonte për ndihmë, Ina thotë se nuk e kishte menduar që do të prekte kaq shumë njerëz rasti i saj.
Ajo thotë se dhjetëra njerëz kanë kontribuar për të si dhe e kanë telefonuar ndërsa nuk mohon edhe interesin e shtuar të mjekëve pas apelit në Report Tv.
Ndryshe nga hera e shkuar Ina sot duket më besimplotë e duket se shpresa ka ndikuar edhe në gjendjen e saj shëndetësore ashtu sikundër edhe ajo vetë e pranon.
Dy vajzat e saj Griselda dhe Sara nuk mund të mos falënderojnë mes buzëqeshjeve të gjithë ata që i kanë ndihmuar.
Pas publikimit të rastit të saj Spitali Amerikan ka ofruar shërbimin e analizës falas ndërsa edhe shoqatat humanitare i janë gjendur pranë.
Report Tv do t'ju sjellë sërish informacione të reja pas trajtimit shëndetësor që Ina do të marrë.