Projekti për parkun e Kasharit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur gjithë vëmendja e debati është përqendruar tek këndi i lojërave ne kodrat e liqenit, nje tjetër park eshte prezantuar ne Tirane. Ndoshta jo te gjithë e dine, por ne zonën e Kasharit, fare pranë autostradës Tirane -Durrës, ndodhet liqeni dhe nje hapësire e gjelbër, tashme e ideuar per t?u kthyer ne park. Nuk do te jete nje park vetëm per fëmije, por nje ambient çlodhës dhe argëtues per te gjithë kryeqytetasit, veçanërisht banoret e njësive qe jane me pranë zonës se Kasharit. Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj gjate prezantimit te projekt-idesë deklaroi nisjen e diskutimit te tij me publikun. Parku i Kasharit është ideuar me zona plazhi, nje unaze përreth liqenit per aktivitete sportive si dhe hapësire e gjelbër përreth parkut te liqenit. Veliaj deklaroi se ky projekt do te mbyllet per dy vjet, ndërsa ne fund te mandatit te tij, Tirana do te kete 5 parqe te mëdhenj me sipërfaqe ujore. Gjate prezantimit te projektit per parkun e Kasharit, Veliaj i është përgjigjur edhe sulmeve te paraardhës te tij Basha per këndin e lojërave ne parkun e liqenit artificial. Deri sa zonat e projektuara per parqe përreth Tiranës te marrin formën e tyre te plote, ne 1 qershor kryebashkiaku Veliaj do te hape këndin me te madh te lojërave.

Free Traffic Exchange