Report TV - Agim Janina: Ekspozita 'Pranverë Art', urë komunikimi me të rinjtë

2016-04-01 12

Ekspozita Pranverë Art është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë i ka fillesat 45 vjet më parë, por në vitin 1972 u censurua për frymën liberale bashkë me Festivalin e 11-të të Këngës.

E rikthyer vetëm në vitin 2009 me iniciativën e piktorëve më të mirë të traditës, si Lambi Blido, Agim Janina, Maksim Bushi, Lekë Tasi, Anastas Kostandini, e të tjerë ekspozita u bë urë komunikimi mes artistëve të traditës e piktorëve të rinj.

Një nga organizatorët e ekspozitës Agim Janina rrëfen risitë e edicionit të shtatë të Pranverë Art. "Në kushtet e sotme që zhvillohet arti shqiptar me probleme e veta që ka arti figurativ, këta artistë përpiqen të mbajnë gjallë atë që quhet pikturë e kavaletit, por në marrëdhënie me të rinjtë këta artistë e gjejnë veten në harmoni me njëri-tjetrin dhe nuk shikohen se ka ndarje apo kanë kufizime, por janë të hapur, janë si ajo fizarmonika që herë hapet, e herë mbyllet, por këta artistë e gjejnë veten brenda një strukture, atë që ne e quajmë arti? tha piktori Agim Janina.