http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merr fund odiseja disa vjeçare e negociatave mes qeverise shqiptare dhe koncesionarit te aeroportit ?Nene Tereza?. Rinasi nuk do te kete me ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare. Ministria e Transporteve se bashku dhe me investitorin ?Tirana Aeroport Partners? arriten marrëveshjen, per te vene ne pune aeroportin e Kukësit. Ne këmbim shtyhet me dy vjet afati kontratës per administrimin e ?Nene Terezës?. Pjese e marrëveshjes se arritur është edhe fakti i hapjes se aeroporteve te reja, siç eshte ai i Sarandës. Ditën qe ai do te vihet ne funksion, afati i kontratës se koncesinarit te Rinasit do te shtyhet me 0.5 vjet për çdo vit te mbetur. Drejtori i ?Tirana Aeroport Partners?, tha se kjo marrëveshje e arritur do t?i shërbeje me shume turizmit te Shqipërisë. Marrëveshja do te miratohet ne qeveri dhe me pas ne kuvend. Me tej Ministria e Transporteve do te angazhohet te vere ne pune aeroporti e Kukësit, duke nisur qe nga gjetja e stafit e deri tek linjat e ajrore. Por deri sa kjo te realizohet, qytetaret do te vijojnë te penalizohen nga çmimet e larta te biletave ajrore. Investitorit i aeroportit ?Nene Tereza? do te jete ne Shqipëri minimalisht deri ne vitin 2026. Marrëveshja është lidhur ne 2004 ne kohen e qeverise Nano. Ajo është konsideruar si e dëmshme per ekonominë dhe qytetaret, pasi ka bllokuar turizmin ne vend per shkak te e çmimeve te larta te shërbimeve aeuroportule qe ndikojnë ne çmimin e biletave.