Report TV - Patosi pa spital, banorët: Shteti të na sigurojë shërbim shëndetësor

2016-04-01 1

40 mijë banorët e Bashkisë së Patosit prej me shumë se 15 vjtësh nuk kane një spital me shtretër, por veçse një qendër shëndetësore për urgjencat.

Në shërbim të qytetarëve janë një mjek i përgjithshëm i familjes dhe dy infermierë, të cilët punojnë me një sistem 12 orësh.

Sipas drejtoreshës së kësaj qendre shëndetësore, Abjola Lamaj rastet më urgjente nisen për në spitalin rajonal të Fieirt.

Përpos kësaj në Patos nuk ka as një maternitet.

Edhe pas kërkesës së drejtorisë për shtim stafi ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ndërkohë vetë banorët kërkojnë që Patosi të ketë një spital të madh në mënyrë që të marrin shërbime shëndetësore.

Free Traffic Exchange