Report TV - Patozi, Bregu dhe Ruli nuk i binden Bashës, nuk zhurmojnë

2016-04-01 1

TIRANË - Tre deputetë demokratë vepruan dje ndryshe nga ç?i kishte urdhëruar Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar për të bllokuar foltoren e Kuvendit duke penguar vijimin e seancës ditën e djeshme. Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Genc Ruli e thyen këtë urdhër, duke mos bërë zhurmuesin në seancë. Kur opozita vendosi të bllokojë foltoren, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi dolën nga salla dhe qëndruan për një pjesë të kohës në lozhën e parlamentit, duke ndjekur nga lart veprimtarinë e kolegëve të tyre.

Genc Ruli u largua fare nga salla, teksa dy aleatët, Fatmir Mediu dhe Agron Duka nuk denjuan të bashkohen me demokratët, dhe më pas edhe ata u larguan nga salla plenare. Si përherë, Sali Berisha nuk u bë pjesë e bllokimit fizik të foltores së kuvendit. Kur deputetët demokratë qëndruan rreth podiumit, kësaj radhe pa nivelin e zhurmës së javës së shkuar, Berisha zgjodhi përsëri tabletin e tij për të vrarë kohën. Ishte kreu i grupit paralmentar Edi Paloka ishte i pari që mori fjalën në Kuvend. Ai renditi të gjitha arsyet pse ky Kuvend nuk funksionon sipas opozitës. Paloka tha se qeveria u përpoq të mbante të fshehura mesazhet e komisionerit Hahn, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

?4 janë mesazhet kryesore që dha në Tiranë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian. E para ai kërkoi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas demokratit, Hahn kërkoi gjithashtu nisjen e zbatimit pa vonesë të ligjit të dekriminalizimit. Komisioneri për zgjerimin ka kërkuar po ashtu të punohet për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe, një mesazh tjetër i qartë dhe i rëndësishëm, sipas PD është se Hahn ka kërkuar dialog politik mes pozitës dhe opozitës për reformën në drejtësi?-tha kreu i grupit demokrat.

Free Traffic Exchange