Report TV - Atentati ndaj Doshit, Gjykata e Lartë refuzon lirimin e Durim Bamit

2016-03-31 5

Durim Bami do të qëndrojë nën masën e arrestit në shtëpi. Ishte ky vendimi i kolegjit penal këtë të enjte, i cili rrëzoi kërkesën e Bamit për të fituar lirinë.

Durim Bami është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e kallëzimit të rremë, ndërsa ai vetë ka deklaruar se atentati i pretenduar nga deputeti Tom Doshi ishte sajesë e këtij të fundit.

Për avokatin e Bamit, ky vendim i gjykatës ishte në shkelje të ligjit, pasi Bami nuk rrezikon të prishë asnjë provë në një kohë që hetimi është mbyllur.

Durim Bami u arrestua në Mars të 2015, pasi u përfshi në hetimet e akuzës për atentatin e pretenduar nga deputeti Doshi, ndërsa në pranga me të përfunduan vetë Doshi dhe ish-deputeti Mark Frroku.

Aktualisht, gjykimi për 3 të pandehurit për kallëzim të rremë në lidhje me atentatin është pezulluar në gjykatën e Lartë pasi është dërguar në Kushtetuese për interpretim, por ende pas 5 muaj nuk ka një vendimarrje.

Free Traffic Exchange