Fule e Hahn: S’ka negociata pa “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brukseli lë pas krahëve gjuhën diplomatike. Zyrtarë më të lartë të unionit i kanë bërë të palëve në Tiranë të zgjidhin me urgjencë bllokimin e reformës në drejtësi. Ndryshe, nuk ka asnjë shkak për hapjen e negociatave për anëtarësim. Stefan Fule, ish-komisioner për Zgjerimin në BE, thotë për Vizion Plus se palët kanë një rrugë zgjidhje për ngërçin: Opinionin e Komisionit të Venecias. E ndërsa Parlamenti shqiptar ishte përfshirë në replika të ashpra politike mes mazhorancës dhe opozitës, Komisioneri për Zgjerimin në BE Johanes Han, këmbënguli në konsensus për reformën para verës. Tashmë mazhoranca dhe opozita i kanë të përcaktuara qartë çfarë duhet bërë për të ecur përpara drejt integrimit europian. Mesazhet e forta u bënë nga eurokomisioneri han edhe gjatë takimeve që pati një ditë më parë me krerët më të lartë të shtetit e politikës.