Report TV - “Drejtësia”, Rama ftesë Bashës: Dialog sy më sy por pa të huajt

2016-03-31 1

Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka drejtuar për herë të parë një letër publike kryetarit të Partisë Demokratike ku i kërkon që të ulen në tryezën e bisedimeve sa i takon çështjes së Reformës në Drejtësi.

Rama shkruan në letër se duhet ngritur një tryezë për dialog sy më sy për Reformën në Drejtësi.

Rama shton se ky forum qeveri-opozitë duhet të bëhet pa prezencën e ndërkombëtarëve, në mënyrë që t?u jepet partnerëve provën e vullnetit të përbashkët.

Këtë letër ai e mbyll me një pyetje: Ne jemi gati, ju a jeni?