Report TV - Mandati Leskajt në Kushtetuese Opozita bllokon sërish Kuvendin

2016-03-31 1

Ashtu siç pritej, Partia Demokratike vazhdoi edhe këtë të enjte me qëndrimin e kushtëzuar ndaj Kuvendit. Opozita sërish ka bllokuar foltoren pas fjalës së deputetit Paloka dhe ka qëndruar aty duke theksuar vendosmërinë e saj deri në plotësimin e kërkesave. Demokratet kerkojnë respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për deputetët e PS-së, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, të akuzuar për përfitim të fondeve publike, edhe pse kjo e fundit e pranoi që mandati ti kaloj kësaj Gjykate në shqyrtim.

Pak para nisjes së seancës së sotme plenare deputetja e PS Valentina Leskaj i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Meta, të cilit i kërkon që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Mandati i nënkryetares së Kuvendit mjaft i përfolur dhe i diskutuar nga opozita, tashmë duket se do të jetë në dorën e kësaj gjykate e cila pritet ta shqyrtojë

Seanca e sotme zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, kohë gjatë së cilës opozita qëndroi pranë foltores së Kuvendit edhe kur kryeparlamentari Meta hodhi në votim projektligjet e ditës të cilat u votuan me votat e mazhorancës mëse të mjaftueshme. Menjëherë pas daljes nga godina e Kuvendit opozita dhe mazhoranca u përplasën me prononcime dhe deklarata për mediat.

Ishte deputeti Balla i cili njoftoi se Rama i ka dërguar një letër kreut të demokratëve Basha ku i kërkon për herë të parë një takim sy më sy për dialog në mënyrë që të arrijnë një konsensus për reformën më të madhe në vend. Me këtë letër por edhe me veprimin e Leskajt dhe gadishmërinë e Rakip Sulit për dërgimin në Kushtetuesë të mandateve duket se do të marrë fund ngërci që mban pezull Reformën në Drejtësi dhe vijimin e punimeve në Kuvend

Edhe ish-kryeministri nuk përjashtoi që në dialog të përfshihen edhe lehtësues, megjithatë, ish-kreu i demokratëve tha se vendimi përfundimtar i takon kryetarit të Partisë, Lulzim Basha i cili nga ana e tij u shpreh i hapur për dialog

Free Traffic Exchange