http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Evropiani, kuqezinjtë të parafundit për të fituarShqipëria nga te gjitha analizat e mediave ndërkombëtare, nuk paraqitet si nje konkurrente e denje ne finalet e europianit France 2016. Te fundit qe kane analizuar ecurinë e kuqezinjve, jane britaniket e ?The Telegraf? te cilët ne nje shkrim, se cilat janë skuadrat favorite per fitimin e kampionatit evropian, e kane renditur Shqipërinë ne vendin e parafundit ne klasifikimin me 24 skuadra. ?Çfarë mund te themi per Shqipërinë, - ironizon gazetari britanik, - qe nuk është thënë deri tani? Ata humben me Austrinë 2-1 ne miqësoren e pare dhe nuk janë aq te veçante, jo aq sa flitet për ta?. Ndërkohe fitorja me modestet e Luksemburgut nuk është llogaritur fare. Prapa krahëve te Shqipërisë renditet vetëm Hungaria ne vendin e fundit. Ndërkohe, favorite për fitimin e titullit cilësohen Gjermania, Franca dhe Spanja.Vjena: Mavraj, interesimi i parë konkretAshtu siç ishte deklaruar me pare, ne sfidën me Austrinë ne Vjene per te vëzhguar lojtaret kuqezinj kane qene Skout nga 14 skuadra europiane. Ndërkohe emri i pare per te cilin ka nje interesim konkret është ai i qendërmbrojtësit Megrim Mavraj. Sipas turqve te Foto Sport 29-vjeçari ne Vjene është vëzhguar nga dy skuadra Trabzonspor dhe Bursaspor. Te paret kane shfaqur shume interes duke veçuar cilësinë qe zotëron Mavraj, përdorimin perfekt te këmbës se majte qe i mungon një qendërmbrojtësi ne kampionatin turk. Kontrata me Kelnin e mbrojtësit shqiptar përfundon ne vitin 2017.