Seanca sot - Opozita bllokon sërish foltoren e Kuvendit, Ruçi: Puç

2016-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita vijon qëndrimin kushtëzues me Parlamentin. Edhe këtë të enjte opozita u ngrit në këmbë duke bllokuar foltoren e kuvendit menjëherë pas fjalës së mbajtur nga kreu I grupit të PD-së Edi Paloka.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi e quajti ?puç për bllokimin e fjalës së lirë në kuvend.
Kjo detyroi kryetarin Meta të ndërpresë parlamentin me 5 minuta pushim.
Para se të ngrihen në këmbë për të bllokuar foltoren, kryetari i grupit Parlamentar Edi Paloka mori fjalen. Ai akuzoi kryeministrin për arrogancë ndaj opozitës dhe qytetarëve. Opozita, nënvizoi Paloka, nuk vendos kushte por kërkon zbatimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese, një mesazh i përcjellë dje dhe nga komisioneri i BE-së Johanes Hahn
?S?ka puç më të madh sesa të bllokosh fjalën e lirë në parlament? tha Gramoz Ruçi

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/seanca-e-pare-pas-protestes-se-pd-priten-debate-te-forta/