Report TV - Kakavijë, 9 kg kanabis në autobuzin Tiranë–Athinë, 2 shoferë në pranga

2016-03-30 2

Dy shoferë të një autobuzi të linjës Tiranë?Athinë u arrestuan dje në pikën kufijtare të Kakavijës, pasi në automjetin që ata drejtonin u gjetën 8.7 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.

Sipas burime zyrtare nga policia, në pranga është vënë 47-vjeçari Andrea Shyti, banues në Berat dhe 52-vjeçari Kastriot Shehaj, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, efektivë të Policisë Kufitare të Kakavijës kanë evidentuar në autobuzin me targë TR 0844 S disa pako ?të dyshimta? të mbështjella me natriban si dhe një cantë të zezë, të cilat ishin të fshehura në pjesën e brendshme (në krahun e djathtë) të dhomave të ajrimit. Efektivët kanë bërë bllokimin e autobuzit duke njoftuar Grupin Hetimor si dhe Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Gjatë kontrollit që këta të fundit ushtruan në automjet, u gjetën të fshehura në dhomat e ajrimit 3 pako të mbështjella me natriban dhe një çantë e zezë, brenda të cilës u gjetën 5 pako të tjera të mbështjella me të njëjtin material. Gjithsej, pesha totale e lëndës narkotike ishte 8.7 kg.

Free Traffic Exchange