Bushati pret homologun norvegjez - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti në takim homologun Norvegjez Børge Brende. Gjatë takimit të dy ministrat u ndalën gjerësisht në bashkëpunimin dypalësh, kryesisht ne projektet energjetike ndërkohë që nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe kriza e refugjatëve. Ministri i jashtëm norvegjez tha se Shqipëria ka hyrë ne një fazë mjaft delikate reformash, të cilat do e afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian.?Shqipëria është nje vend i mrekullueshëm dhe gjithashtu një vend, i cili po kalon nje faze transformimi. Reformat qe qeveria ka ndërmarre janë mjaft te rëndësishme. Ne ndjekim me vëmendje dhe rolin e lidershipit e Shqipërisë ne Ballkanin Perëndimor. Kjo është e rëndësishme, pasi kemi nevoje per stabilitet ne këtë pjese te europes dhe Shqipëria ka treguar se luan rol thelbësor?.Vizita e ministrit te jashtem Norvegjez eshte e para ne vendin tone qe pas vitit 1998.

Free Traffic Exchange