Report TV - Lirohen 13 protestuesit e PD dhe Babasi, hetim në gjendje të lirë

2016-03-30 5

13 protestuesit e ndaluar dy ditë më parë në protestën e Liqenit mes tyre dhe ish deputeti Ndriçim babasi do të hetohen në gjendje të lirë. Ata u liruan këtë të mërkurë nga gjykata me pëlqimin e prokurorisë, e cila ende nuk ka dhënë asnjë koment nëse ka nisur apo jo hetimet për armbajtie ndaj deputetit Gent Strazimiri dhe pse ai është denoncuar zyrtarisht nga policia.

Vendimet e marra nga gjyqtari Sokol Pasho i sapo rikthyer në këtë funksion pas një shkëputje disa vjeçare janë përshëndetur dhe nga avokati i të akuzuarve Fabjan Topollaj.

Mes të ndaluarve të cilët u lanë të lirë këtë të mërkurë është dhe ish deputeti demokrat, Ndriçim Babasi, ndaj të cilit rëndojnë për të disatën herë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë.

Free Traffic Exchange