Kurum fut dhjetë banka në kredi të këqija, borxhi 300 mln euro- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-03-30 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Barra e borxheve të Kurum ekspozon ndaj rrezikut një pjesë të bankave tregtare në vend, por edhe institucione financiare ndërkombëtare.
Kjo për shkak të kredive në miliona euro që ka marrë kompania, që në shkurt shpalli falimentin.
Sipas të dhënave të bilancit të Kurum për vitin 2014, vlera e borxheve arrin në rreth 300 milionë euro, gjysma e të cilave rezulton ndaj bankave e institucioneve financiare, ndërsa pjesa tjetër ndaj të tretëve. Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Banka e Detit të Zi, një bankë turke, institucioni holandez FMO dhe shume banka tregtare ne vend, janë të gjitha të ekspozuara ndaj Kurum.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kurum-fut-dhjete-banka-ne-kredi-te-keqija-borxhi-300-mln-euro/

Free Traffic Exchange