Kinezët do të blejnë Rinasin? - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohën që negociatat mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit të Rinasit janë bërë më intensive gjatë kohëve të fundit për heqjen e ekskluzivitetit që kjo kompani ka mbi ajrin në Shqipëri, gjermanët janë duke biseduar për shitjen e aksioneve të tyre në një kompani me origjinë kineze. Mësohet se ka disa muaj që kinezët e ?Fairmont Investment Group? janë në bisedime me palën gjermane për të blerë aeroportin dhe tashmë po shkojnë drejt finalizimit të shitjes. Burime konfidenciale thonë për Vizion Plus se blerja e aksioneve të TIA-s është çështje ditësh. Të pyetur zyrtarisht, drejtuesit e aeroportit nuk kanë pranuar të bëjnë komente mbi këtë çështje, por as nuk kanë mohuar tentativat për tu larguar nga Shqipëria. Ndërkaq pranojnë se marrëveshja mes tyre dhe qeverisë shqiptare për të hequr të drejtën ekskluzive të fluturimit është shumë afër.Nga ana e saj Ministria e Transporteve shprehet se ndërrimi i aksionerëve të ?Tirana Internatial Airport?, nuk është çështje e saj dhe një e drejtë e koncesionarit.Biznesi i aeroportit është një ndër më fitimprurësit në Shqipëri. Fitimi neto i këtij koncesioni kalon shumën e 12 milion dollarëve në vit, në një kohë që raportet e auditit vlerësojnë se firma ka rreziqe shumë të ulëta financiare dhe likuiditet të bollshëm. Qeveria shqiptare mbylli në 2004-ën kontratën me këtë firmë, e cila zgjat deri në vitin 2025. Monopoli i dhënë këtyre sipërmarrëvesve ka bërë që çmimet e biletave në Shqipëri të jenë disa fish më të larta se në vendet fqinj. Përpos kësaj Shqipëria nuk ka asnjë kompani ajrore që mundëson fluturimin ?Low Cost?.

Free Traffic Exchange