Hahn: Shpejtoni me “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partitë politike duhet te miratojnë sa me parë reformën ne drejtësi. Apeli i drejtpërdrejt u be nga Komisioneri per Zgjerimin, Johanes Han, gjate takimit te Dialogut te Nivelit te Larte Shqipëri - BE. Dialogu politik është kyç per te ecur përpara me reformën, kusht thelbësor per çeljen e negociatave, tha Han. Rendësin per miratimin e reformës ne drejtësi e nënvizoi edhe kryeministri Edi Rama. Per te tejkaluar konfliktin politik, kreu i qeverise ftoi ne takim kundërshtarin politik Lulzim Basha. Komisioneri dhe kryeministri vunë theksin se për çdo pretendim apo kusht, opozita mund t?i drejtohet Gjykatës. Zyrtari i larte evropian, shtoi se edhe zbatimi i procesit te dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore janë prioritete qe duhen plotësuar.