Tahiri: Strazimiri dorëzoi armen - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë të ditur këtë mërkurë se, Gent Strazimiri, deputet i Partisë Demokratike e ka dorëzuar armën e tij dy ditë pas protestës së opozitës tek liqeni. Por menjëherë pas deklaratës së ministrit, ka reaguar vete deputeti. Gent Strazimiri, është përgjigjur në Facebook duke thënë se nuk i ka shkuar asnjë njoftim, dhe se ai nuk ka dorëzuar asnjë armë. Ndërkohë Tahiri shfrytëzoi rastin qe t?u drejtohet të gjithë zyrtarëve që deri më sot, nuk kanë dorëzuar armët ta bëjnë një hap te tille sepse sipas tij ato nuk i duhen askujt. Per me tepër qe legjislacioni aktual e ndalon armëmbajtjen. Këto deklarata, Ministri i Brendshëm i bëri pas takimit me drejtuesit e Policisë së qarqeve. Teme e diskutimeve ishte lufta kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit. Një ditë më parë, u denoncuan nga policia e kryeqytetit në prokurorinë e 9 deputet te opozitës, te cilet kundërshtuan uniformat blu ne tubimin e ditës së hënë.

Free Traffic Exchange