Në konferencën e përbashkët me komisionerin Hahn, pas mbajtjes së tryezës së nivelit të lartë Kryeminsitri Rama duke theksuar edhe nëherë rëndësinë e reformës në drejtësi në procesin e integrimit, ka bërë një ftesë publike për opozitën dhe kreun e sj për mbajtjen e një tryeze të nivelit të lartë mes dy palëve.
?Bazuar në eksperiencën e dialogut të nivelit të lartë që ne mbajtëm sot kam rastin ta ftoj publikisht PD dhe lidershipin e saj të ulemi në një tryezë të nivelit të lartë mes nesh pa praninë e të tjerëve dhe do jem i gatshëm ta dëgjoj me respekt cdo shqetësim të saj, pasi unë besoj se ekziston mundësia që mosdakordësitë tona ti trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Eksiston mundësia që ti ndajmë axhendat tona nga axhenda kombëtarë ku fatmirësisht nuk ka mospërputhje kur vjen puna tek rruga e përbashkët e integrimit. Ashtu sikundër besoj se kur vjen puna tek gjuha e kalkulimeve afatshkurtra që e kanë kthyer debatin politik në deklarata televizive të ditës nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi argument?-tha Rama
Në fjalën e tij shefi i qeverisë e e cilësoi dialogun me komisionerin Hahn sot si një hap drejt celjes së negociatave dhe një mundësi të mirëpërcaktuar për vendin.