http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rikonfirmuar bllokimin e reformës në drejtësi edhe ne takimin me komisionerin e BE-së Johanes Hahn. Basha sqaroi se nuk mund te ketë negociata persa kohe nuk zbatohet dekriminalizimi dhe vendimet e gjykatave.?Qëndrimi i BE, flet BE. Qëndrimi i opozitës është që pa dekriminalizimin e politikës, demokracia shqiptare është e rrezikuar dhe stabiliteti i Shqipërisë?, është shprehur Basha. Situata në Shqipëri është dramatike. Mbetet për tu parë zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit. Kriminelët Rama po i përdor për të fituar referendumit. Persona me rekorde kriminale në Kuvend. Rama i ka bërë koordinatorë në PS, të inkriminuarit. Rama e ka sjellë shtetin ligjor në vdekje klinike. Dekriminalizimi mbetet peng i vullnetit të Ramës. Shteti ligjor në vdekje klinike?Basha theksoi se opozita do te qëndroje jashtë tryezës se reformës, persa kohe shumica nuk çon ne kushtetuese mandatet e deputeteve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Me herët gjate dites, komisioneri per zgjerimin Johanes Han, pati takim edhe me presidentin e republikës.