Report TV - Bare për liqenin: PD pa kauzë vetë e betonizoi parkun me ndërtime

2016-03-29 0

Depueteti socialist Besnik Bare e quan kauzën e PD-së për mbrojtjen e liqenit si një alibi për të krijuar turbullira në raste të tjera kur i dalin zbuluar aferrat.

Bare e bën përgjegjëse forcën e kryesuar nga Lulzim Basha për betonizimin e liqenit për të cilin askush nga ata që protestojnë nuk janë ngritur më herët.

?Do ta besoja të gjithë këtë iniciativë, nëse realisht protagonistët e kësaj ngjarje do të reagonin në një mënyrë po kaq aggressive lidhur me ndërtimet që janë përreth parkut. Një ditë po kaloja nga parku dhe pashë që, në kompleksin sportive parashihet q ëtë ngrihet një pallat 13 katësh. Sigurisht ajo është një zonë që fare mirë mund ti ofrohej qytetarëve, ndërkaq nuk ka asnjë lloj reagimi sepse këtë gjë e kanë iniciuar protagonistët e PD-së kur kanë qenë në pushtet në kohën kur kishin pushtetin local. Aty nuk ka një kauzë por përpiqen në mënyrë artificial për të gjetur një shkak që nesër pasnesër të reagojnë edhe për sektorë të tjertë të politikës ku realisht ata janë kompromentuar? ka thënë Bare.