Report TV - Koncesionet, Ahmetaj: PPP ofron shërbime më cilësorë

2016-03-29 1

Partneriteti publik-privat është gjenerator i zhvillimit ekonomik, i rritjesë së cilësisë dhe uljes së kostove të shërbimeve për qytetarët.

Është ky qëndrimi i dy ministrave Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi ndaj koncesioneve i shprehur në konferencën ?Partneriteti Publik-Privat? me nismë nga USAID dhe Assist Impact.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi shpjegoi një seri ndryshimesh në ligjin për partneritetin publik privat, të cilat synojnë rritjen e transparencës, mes të cilëve edhe krijimi i regjistrit të koncesioneve.

Ndërsa, ministri i Finacave, Arben Ahmetaj solli në konferencë shembujt e disa koncesioneve të sukssesshme si dhe ndryshimet në ligjin për koncesionet, një prej të cilave detyron kompanitë që të paraqesin studim fizibiliteti për ofertat e pakërkuara, në një çast kur shteti ende nuk ka kapacitetet e duhura për të propozuar oferta të kërkuara në nivele cilësore.

Free Traffic Exchange