Një ditë pas protestës së opozitës në Parkun e Liqenit, Bashkia e Tiranës vijon punimet për ndërtimin e këndit të lojërave. Afati për përfundimin e tyre është 1 qershori, datë në të cilën, kryebashkiaku ka premtuar përurimin e tij me rastin e festës së fëmijëve.