Report TV - Kallëzim penal për Strazimirin e 8 deputetët të tjerë të PD-së

2016-03-29 2

Një ditë pas protestës së dhunshme të Partisë Demorkatike duket se ka nisur një "luftë" e ashpër kallëzimesh penale mes PD dhe policisë, për aktet e dhunës.Paraditen e kësaj të marte demokratët kanë ngritur një padi ndaj uniformave blu të kryeqytetit për dhunë të ushtruar ndaj tyre

Kanë qenë deputeti Arben Ristani dhe juristi Ivi Kaso që kanë bërë dorëzimin dhe kanë deklaruar se kallëzimi është bërë për drejtorin e policisë Tiranë dhe atë Bashkiak.

Vetëm pak orë më vonë ashtu sikurse pritej ka paditur deputetin Gent Strazimiri i pranishëm me armë në tubimin tek liqeni si dhe 8 të tjerë me këto akuza.

Për deputetin Gent Strazimiri për veprat penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Shkatërrimi i pronës?, ?Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik?, ?Prishja e qetësisë publike? dhe ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 278 të Kodit Penal.

Vec deputetit Strazimiri policia ka paditur edhe Flamur Noka, Ridvan Bode, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gerti Bogdani dhe Edi Paloka.

-Për deputetin Flamur Noka për veprat penale ?Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Shkatërrimi i pronës?, ?Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik?, ?Prishja e qetësisë publike? dhe ?Goditje për shkak të detyrës? parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 237 të Kodit Penal.

Free Traffic Exchange