Protesta tek Liqeni - PD padit në prokurori kreun e policisë së Tiranës dhe asaj bashkiake

2016-03-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike dorëzon në Prokurori kallëzimin penal për drejtorin e Policisë Bashkiake dhe drejtorin e policisë së Tiranës. Kallëzimi penal sipas burimeve nga PD ka të bëjë me dhunën e ushtruar në protestën e djeshme.
Paditë janë dorëzuar në prokurori nga deputetët Arben Ristani dhe Ivi Kaso.
Gjatë protestës së djeshme tek parku i Liqenit kundër ndërtimit të këndit të lojrave, projekt i bashkisë së Tiranës pati përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve të udhëhequr nga deputetët e PD-së
Ndërkaq, policia e Tiranës në njoftimin zyrtar dje mbi protesten e PD tek parku zyrtarizoi arrestimin e 13 personave mes të cilëve dhe kryetari i PD-së dega nr 5 në Tiranë, Ndricim Babasi. Sipas policisë, veç mbështetësve dhe 9 deputete të partisë demokratike u përfshinë në veprime të dhunshme
Deputeti demokrat Gent Strazimiri pritet të përballet me një procedim administrativ por jo ndjekje penale në lidhje me armën e përfituar për shkak të detyrës. Burime policore thanë se procedimi do nisë pasi Strazimiri nuk iu përgjigj në kohë thirrjes për të dorëzuar armën brenda datës 25 mars.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-padit-ne-prokurori-kreun-e-policise-se-tiranes-dhe-asaj-bashkiake/

Free Traffic Exchange