“Serbia duhet të njohë Kosovën” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia duhet dhe do ta njohe Kosovën e pavarur. Ketë e thotë nje serbe e ndodhur ne Tirane, ajo është Sonja Biserko kryetare e Komitetit te Helsinkit ne Beograd. E ftuar ne emision e mëngjesit ne Vizion Plus, ajo shprehet se Kosova e pavarur është nje realitet qe duhet pranuar ashtu siç edhe ajo vete bën. E di qe jam ne minorance ende ne Serbi me togfjalëshin Kosova e Pavarur, por duhet ta pranojmë pa vonesa ketë realitet te pakthyeshëm. Duhet ta pranojnë qytetaret e Serbisë dhe qeveria apo klasa politike serbe. Elitat politike duhet te luajnë nje rrol nxitës ne ketë proces pranimi dhe jo te përdoret mosnjohja e Kosovës shtet i pavarur per gjithfarësoj kushtesh apo negociatash. Do te jete e afërt dita kur Kosova te njihet nga Serbia edhe zyrtarisht. Biserko nje nga aktivistet me te njohura te te drejtave te njeriut ne Serbi, theksoi edhe nevojën e rritjes se bashkëpunimit rajonal ne Ballkanin Perëndimor me qellim rritjen sa me shume te përfitimit ekonomik nga Bashkimi Europian.