Gjykata e Tiranës ka rihapur sërish procesin gjyqësorë ku i pandehur për fyerje është kreu i opozitës Lulzim Basha, ndërsa Ministri Ilir Beqaj ka akuzuar Bashën se po tenton sërish të mbyll gjyqin me procedurë.
Vetë Basha nuk ishte i pranishëm në gjykatë ndërsa nëpërmjet avokatit mbrojtës kërkoi pushimin e këtij gjykimi pasi kjo çështje ka kaluar në Gjykatën e Apelit.
Gjyqtari Lazër Sollaku nuk u shpreh me një vendim këtë të martë duke e shtyrë atë për javën tjetër, ndërsa kjo padi e Ministrit Beqaj për kreun e Opozitës vjen për herë të dytë pasi më 17 shkurt gjykata e pushoi padinë e parë për fyerje