Report TV - Lezhë, fshati tre vite pa ujë banorët: Është abuzuar me fondet

2016-03-28 2

Prej tre vitesh banorët e fshatit Mabe në Lezhë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Shkak është bërë dëmtimi i ujësjellësit të fshatit, ndërsa banorët shprehen se është abuzuar me paratë e parashikuara për këtë investim.

Ata i bëjnë apel pushtetit vendor të zgjidhë situatën pasi në të kundërt paralajmërojnë se do ngrihen në protesta.