Report TV - Ristani e Paloka: Përshkallëzojmë ​protestat në të gjithë Shqipërinë

2016-03-28 0

Partia Demokratike ka vendosur që të vijojë protestat për parkun e liqenit dhe jo vetëm, pasi ato do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në mbledhjen e grupit parlamentar është diskutuar për këtë çështje dhe se është vendosur që të ketë protesta të vazhdueshme.

Aksioni do të përshkallëzohet duke zgjeruar aleancën me qytetarët dhe në një datë të afërt do të ketë një protestë kombëtare.

Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka, u shpreh se do të ketë një kombinim të një aksioni qytetar dhe opozitar për t?iu kundërvënë kësaj qeverie që sipas tij, me arrogance, çdo ditë shkel ligjin dhe Kushtetutën. "Kërkon t'i tregojë jo vetëm opozitës por edhe qytetarëve të këtij vendi se janë ata oligarkia e sotme që nuk do të dijë më as për ligj, as për Kushtetutë, por do të vijojnë të dhunojnë deri në ekstrem qytetarët e këtij vendi për të pasuruar këtë klikë oligarkësh, për të bërë që ky vend pak e nga pak të shkojë drejt tiranisë. Dhe ne këtë s'mund ta lejojmë", u shpreh Paloka.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, tha se "opozita do të krijojë një aleancë të gjerë me qytetarin, një aleancë e gjerë për Tiranën për tu përshkallëzuar në të gjithë Shqipërinë".

Free Traffic Exchange