Brenda pak javësh, Kopshti nr. 20 në Tiranë do të marrë një pamje krejt të re. Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të godinës, duke synuar që ta shndërrojë atë në një ambient të denjë për më të vegjlit e qytetit. Në nisjen e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka theksuar se Kopshti nr. 20 është njëri nga 23 kopshtet që po i nënshtrohen rikonstruksionit gjatë këtij viti.
?Ky është viti i parë që Bashkia e Tiranës ka marrë në administrim, jo vetëm asetet, por edhe burimet njerëzore në kopshte. Duam që siç stafi ynë shërben me të njëjtën cilësi dhe pasion, po ashtu edhe ndërtesat të dhurojnë të njëjtat kushte cilësore për fëmijët, sepse qytetarët e Tiranës na kanë besuar gjënë e tyre më të shtrenjtë?, tha Veliaj.