Report TV - Këndi, përplasje e dhunshme mes PD dhe policisë tek liqeni

2016-03-28 1

Ka nisur protesta e paralajmëruar e përfaqësuesëve të Partisë Demokratike tek parku i liqenit kundër ndërtimit të këndit të lojërave. Ashtu si edhe në protestat e kaluara, edhe ditën e sotme ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Ne parkun rreth vendit ku do të ndërtohet këndi i fëmijëve ka majft tension si nga ana e protestuesëve ashtu edhe nga policisë e cila është në krye të detyrës. Nje person po shoqerohet me ambulance drejt spitalit per shkak te gjendjes se keqe shendetesore dhe nje gjendje te fiketi

Shoqëria civile nuk i është bashkuar protestës së sotme të Partisë Demokratike, ku të pranishëm janë disa deputetë të kësaj force politike.Protestuesit kanë zgjedhur të vendosin çadra brenda rrethimit për këndin e lojërave, me qëllim ndërprerjen e punimeve. Ndërsa vijon përplasje me protestuesit, uniformat blu kanë arrestuar disa persona.

Ne vendin ku parashikohet të ndërtohet parku janë rreth 200 forca policie të vendosura në dy kordon , një policia bashkiake dhe ajo e rendit.

Free Traffic Exchange