Partia Demokratike ka denoncuar edhe njëherë dhunën e ushtruar sipas tyre ndaj protestuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, dy netë më parë, nga drejtuesit e policisë së Veliajt. Përmes deputetit Gert Bogdani ka kërkuar që në orën 11 të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën për të mbrojtur Parkun tek liqeni mushkërinë e qytetit.
Sipa tij"Projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme e ligjit sepse. Nuk ka bërë asnjë konsultim publik ashtu si e parashikon ligji.Nuk ka një projekt përfundimtar por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor. Nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor."